Përmbyllja e Javëve Shqiptare në Austri me grupin Jericho

2018 ishte një vit shumë jashtëzakonshem për komunitetin shqiptar në Austri – për të përmendur disa: viti “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu”, “Viti i Kulturës Austri-Shqipëri 2018” me moton “Të Rizbulojmë të Përbashkëtat”, 10 vite Marrëdhënie Diplomatike Austri-Kosovë si dhe një përvjetor i vogël (por i ëmbël) i Javeve – konkretisht, Javët e Kulturës Shqiptare në Austri janë pesë vjeç. Si mund ta festojmë një përvjetor, gjtiha kto festa dhe fundin e vitit, më mirë sesa me grupin legjendar JERICHO? Muzika e JERICHOs është një përzierje e muzikës rock, alternative, elektro dhe melodi shqiptare. Grupi është një nga grupet më të njohura në muzikën shqiptare dhe ka organizuar shfaqje në mbarë botën për më shumë se 20 vite