Shfaqja “Nata e Bardhë në Tiranë” – Gjenevë

Të nderuar

Me kënaqësi të madhe ju informojmë se Shoqata e Studentëve Shqiptare të Gjenevës shpall mbajtjen e një prezantimi dhe shfaqjeje filmike me titull “Nata e Bardhë në Tiranë” për nder të 28 dhe 29 Nëntorit. Ky aktivitet do të mbahet në :

Uni MAIL,
Salla : MS050,
Me 28 Nëntor 2019 në orën 18:30.

Tema e prezantimit do të përqendrohet në ngjarjet politiko-historike të 28 dhe 29 Nëntorit 1944 në Shqipëri. Do të shohim sesi festohet kjo ngjarje sot në Tiranë dhe do të ndajmë informacione interesante për filmin “Nëntori i Dytë” që do të projektojmë pas prezantimit. Gjithashtu do t’ju ofrojmë një koktej gjatë prezantimit.

Të Bashkangjitur me këtë email, do të gjeni posterin e ngjarjes.

Do të ishim të lumtur që të jeni pjesmarrjës në këtë ngjarje dhe të kujtojmë së bashku historinë e vendit tonë.

Ju falenderojmë.

 

https://www.facebook.com/events/438425380198535/