Shkolla Shqipe e MP në Quinto feston Ditën e Flamurit

Shkolla Shqipe e MP në Quinto (TV) me rastin e Festës tonë kombëtare 28 nëntorit, prezanton për prindër, bashkatdhetar e të tjerë, programin festiv.
Ky program është përgatitur nga mësuesit me nxënësit e Shkollës Shqipe të MP në Quinto di Treviso(TV), me poezi, recitime , etj. Janë të ftuar edhe shkollat si motra që funksionojnë në këtë pjesë të Italisë.

Programin do ta begatojnë këngëtarët e mirënjohur : Gjin Shani dhe Elhame Ahmetaj – GYHELI.

Data e prezantimit është: 2 dhjetor 2017, ora 16.00
Adresa: Via M. Graziati 2, 31035 Quinto di Treviso.