Sofra për gra e vajza shqiptare

Nëntori është edhe muaji i festave tona, me datën 27,11,2017 Shkolla Hubwis organizone takime mëqëllim të vë në pah rolin integrues e edukativo shoqëror të grave shqiptare në diasporën tonë.

Në këtë ndejë ne mundë të bisedojmë lirshëm me njëra tjetrën në gjuhën tonë shqipe duke shkëmbyer së bashku përvojat dhe duke shijuar së bashku ushqimet tona të vlefshme tradicionale.

Idea e këtij takimi është që duke biseduar për tema të ndryshme sic janë shkollimi e profesioni i fëmijëve tanë,  të informohemi sa më shumë për vlerat shoqërore e integruese të vendin ku po jetojmë, njëherësh të begatojmë ruajtjen e kulturës sonë.

Në mbrëmje janëtë ftuar gra nga të gjitha profesionet, si: mjeke shqiptare, psikologe e moderatore, mësuese e studente, përkthyese , ndërmjetësuese kulture, etj . Po ashtu nga platforma albinfo.ch në rolin e gazetares, do të jetë e pranishme shkrimtarja jonë, Hava Kurti Krasniqi.
mundësinë pra të bëjmë pyetje e të shprehim dëshira, si dhe të kalojmë bukur siç e donë tradita.