Themelimi i degës së Lobit Euroatlantik Shqiptar në Francë

Lobi Euroatlantik Shqiptar më 21 janar do të themelohet edhe në shtetin e Francës. Në njoftimin e dhënë në Facebook thuhet se aktiviteti fillon nga ora  17;00, adresa: 47,rue georges bizet, 92000 Nanterre – Paris.

”Lobi Euroatlantik Shqiptar, ka për qëllim ta bashkojë gjithë mërgatën shqiptare anëkënd botës në një frymë të re, e cila do tu shërbej gjithë shqiptarëve kudo në botë, në fushën ekonomike, kulturore, sociale dhe ne sektorë të gjithëmbarshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/Lobi-Euroatlantik-Shqiptar-Franc%C3%AB–119279118573820/.