Tryezë e rrumbullakët: Rëndësia e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje
Siç e dini, ne muajt e fundit, ne shtetet tona, Kosove dhe Maqedoni, janë mbajtur Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të njëjtin veprim do ta kryejnë edhe Shqipëria, me datën 25 qershor.
Te gjithë normalisht qe jemi te gëzuar qe ato u kryen, dhe do të kryhen, me një qetësi dhe standard bukur të lakmueshëm edhe zgjedhjet ne Shqipëri, sipas fushatës se deri tashme dhe përgatitjeve që po bëhen, do te kenë të njëjtin fat.
Bukur dhe mire për bashkatdhetarët qe jetojnë ne shtetet tona, mirëpo jemi te hidhëruar, se pse ne mërgimtarët u lamë komplet anash, kur e dimë, se shtetet tona neper gjitha shtetet ku jetojmë, i kane përfaqësitë e veta, pra ambasadat dhe konsullatat, në të cilat do të kishim mundur ta ushtrojmë këtë të drejtë me shumë pak mundim edhe të administratës, por edhe tonin.
Madje, edhe ndonjë mundësi votimi me shkrim, që na e ofruan KQZ-ja e Kosovës, ishte me shumë sa për ta kaluar radhën, se sa qe ishin të interesuar ta kryejnë atë veprim në mënyrë të sinqertë. Mos të flasim për rëndësinë dhe numrin e madh të emigracionit shqiptarë nëpër botë, si dhe interesimin e mërgatës për vendet tona, këto me duket se i dinë te gjithë.
Në shërbim te këtij problemi, shoqata jonë organizon një tryezë të hapur, në të cilën do të shtrohen problemet e cekura.
Data & Ora: 01/07/2017, 16:00.
Vendi: Dusseldorf, Gjermani: Aldekerk str31, 40549 Düsseldorf
Po ashtu, të diskutohen nga përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme, por edhe persona të veçantë me influence, mbi mundësitë, rrugën dhe format e mundshme qe e kemi, qe zgjedhjet e radhës te mos na gjejnë ne këtë gjendje, të paorganizuar, në mënyrë që shtetet tona të mos kenë mundësi më të na injorojnë dhe përjashtojnë, nga një e drejtë, për mendimin tonë, elementare.
Për këtë takim, do t’i njoftojmë edhe shtypin dhe organet tjera informative, dhe nga ky takim mundësisht do t´ju drejtohemi edhe qeverive dhe organeve tona përkatëse për konkluzionet dhe kërkesat tonë.