Germin ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Diasporës në Republikën e Shqipërisë

Drejtoresha e Programeve në organizatën Germin, Liza Gashi  dhe Ministri i Shtetit për Diasporën në Republikën e Shqipërisë, Pandeli Majko, sot nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për fuqizimin e rolit të Diasporës në zhvillim dhe demokratizimin e vendeve amë.

Palët nënshkruese janë pajtuar se do të bashkëpunojnë në disa fusha prioritare si: Kornizën Ligjore dhe institucionale për përfshirjen e diasporës; Të drejtën e votës për diasporën dhe përfaqësimin në Kuvend; Politikat Ekonomike dhe investimet për diasporën; Promovimin e Shkëmbimit Profesional; Shkëmbimin edukativ dhe kulturor; Promovimin e projekteve të diasporës dhe Filantropinë Shqiptare.

Ministri Majko tha se bashkëpunimi në fushën e diasporës është një instrument me vlera për cilësinë e jetës të pjesëtarëve të diasporës që jetojnë jashtë vendit.

Ndërkaq, drejtoresha Gashi theksoi se qëllimi i organizatës është që të lehtësojmë komunikimin dhe të fuqizojmë lidhjet mes diasporës dhe shteteve amë. #DiasporaFlet

Më poshtë mund të gjeni të plotë dokumentin e memorandumit.