Qeveria federale e Zvicrës aprovoi marrëveshjen e re per pensione me Kosovë

Komunikatë për media e sindikatës Unia  

Bere, 21 mars 2018

Marrëveshja e re për Sigurimet Shoqërore me Kosovën

Tetë vite diskriminim morën fund  

Në mbledhjen e sotme qeveria federale e Zvicrës aprovoi Marrëveshjen e re për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën.  Më ketë vendim merr fund diskriminimi 8 vjeçar e shtetasve të Kosovës, të cilët në mënyrë të rregullt kanë paguar kontributet e tyre në sigurimet shoqërore të Zvicrës. Sindikata Unia kërkon nga qeveria federale të zbatojë masat e përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara për kohën e mungesës të zbatimit të Marrëveshjes.

Shkaku i presionit të shumicës së djathtë në Parlament qeveria federale në prill të vitit 2010 anuloi Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën. Ky vendim krijoi pasiguri shkatërruese për mijëra pensionistë nga Kosova, edhe përkundër të drejtës për të marrë pension nga Zvicra.

Presioni i Unia tregoi ndikim – eksperimenti i së djathtës dështoi

Sindikata Unia u angazhua fuqishëm për ti dhënë fund këtij diskriminimi. Presioni që ushtroi Unia tregoi ndikim: me aprovimin e Marrëveshjes së ri negociuar, të gjithë të punësuarit nga Kosova në Zvicër janë të barazuar, pavarësisht se a marrin pensionin e tyre në Zvicër apo jashtë saj, pra edhe në vendin amë.  

Imponimi i së djathtës borgjeze për fajësim e dënim fisnor e kolektiv pësoi disfatë. Synimi që në fushën e Sigurimeve Shoqërore të diskriminoi njëanshëm një popullatë të tërë vetëm për shkak të prejardhjes së tyre morri fund. Kjo paraqet gjithashtu një sinjal të fuqishëm për Marrëveshjet e ardhshme të Sigurimeve Shoqërore, të cilat Zvicra donë të lidhë apo ripërtërijë me shtetet tjera.

Përfituesit e pensioneve të sigurimeve shoqërore zvicerane (AHV/AVS) nga Kosova kanë paguar çmim të lartë

Çmimi i këtij diskriminimi ishte i lartë. Shumë përfitueseve iu është refuzuar pagesa e pensioneve të sigurimeve shoqërore në Kosovë. Edhe me Marrëveshjen e re nuk është bërë e qartë përfundimisht se si mund të fitohet e drejta retroaktive. Unia kërkon nga qeveria federale që të zbatojë masa të përshtatshme, për të baraspeshuar humbjet e shkaktuara në periudhën e kaluar shkaku i mungesës së zbatimit të marrëveshjes. Është e papranueshme  që njerëzve tu mohohet e drejta e përfitimit në pension dhe që atyre tu shkaktohet krizë ekzistenciale.

Kërkohet ratifikim i shpejtë

Me adoptimin e sotëm dhe nënshkrimin e planifikuar në qershor me qeverinë e Kosovës, qeveria federale hap rrugë të përparojë ratifikimin në Parlament. Unia kërkon nga Parlamenti që të përshpejtojë ratifikimin. Pasi vetëm kështu mund të përfundojë ky diskriminim i pa përballueshëm.

Për pyetje shtesë:

Osman Osmani, sekretar i specializuar për migracion në Unia, 00377 45 212 303

Zoltan Doka, drejtues i sektorit për migracion në Unia, 079 900 84 36

Leena Schmitter, zëdhënëse e  Unia, 079 480 13 08