Një rrëfim për diasporën shqiptare – Kosovodiaspora.org

Gjithçka filloi në vitin 2014. Organizata Germin, e regjistruar në Kosovë, pas një pune të gjatë lansoi platformën e parë digjitale për Kosovën dhe Diasporën. Behar Xharra dhe Martin Waehlisch, dy nga themeluesit e organizatës, krijuan bazat e kësaj platforme përmes studimit të tyre, Përtej Remitancave: Diplomacia publike dhe diaspora kosovare.

Platforma e parë digjitale për diasporën KosovoDiaspora.org (KD) kishte për qëllim të bashkojë Kosovën me botën dhe t’i prezentoj botës një imazh tjetër dhe më pozitiv të Kosovëns.  KD ndërlidh Kosovën dhe komunitetet e diasporës sepse besojmë që diaspora paraqet një potencial të fortë për zhvillimin e vendit tonë. Ata të cilët jetojnë jashtë vendit kanë një pasion të fortë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar në Kosovë. Mes tjerash, ata janë edhe ambasadorët më të mirë të vendit, dhe kjo shihet çqartë në 700 shkrimet që kemi publikuar  për sukseset e shqiptarëve në botë.

I gjithë ky rrugëtim ishte i kënaqshëm për shkak të bashkëpunimit të mirëfilltë me partnerët tanë.