Humaniteti në vepër i grave shqiptare
Lirisht mund të themi se Shoqata e Gruas “Kuq e Zi” është një ndër shoqatat më të organizuara në shtetin austriak përgjatë këtyre dy viteve të fundit. Ideja ime dhe e anëtarëve të Shoqatës së Gruas “Kuq e Zi”, ishte që të ngrisim zërin tonë kombëtar dhe familjar, për t’u bashkuar si një trup i vetëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare.
Ishte e festa e marsit 2015 që na bashkoi afro 200 veta në kantonin (Kärnten) ku jetojmë e veprojmë në Austri. Në këtë aktivitet kishin ardhur nëna e motra nga të gjitha anët e Austrisë, për të festuar së bashku 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas, gjegjësisht Ditën e Nënës.
Pas organizimit të parë, vazhdojë rrita e jonë, u bëmë si një familje e madhe shqiptare, të cilën e pagëzuam me ngjyrat e simbolit kombëtarë “Kuq e Zi”.
Në shoqatën tonë, të gjitha ndjehemi të barabarta, me mirëkuptim e respekt të ndërsjellë ndaj njëra-tjetrës, si motra të një gjaku dhe ashti dardan.
Për këto dy vite të aktivitetit tonë, përveç organizimeve të shumta, kemi arrit të krijojmë bashkëpunim të ngushtë me shoqata të ndryshme në; Austri, Itali, Slloveni , Kroaci dhe më gjerë, duke krijuar kështu një simpati të jashtëzakonshme nga shoqatat me të cilat bashkëpunojmë dhe ato që ndjekin veprimtarinë tonë atdhetare.
Vlen të theksoj si shumë të rëndësishme themelimin e shkollës shqipe në Villach, të cilën e pagëzuam me emrin „ Vendlindja“.
Fillimisht, të gjitha nënat që janë pjesë e shoqatës i sollën fëmijët e tyre në shkollën shqipe,…shembullin e të cilave e ndoqën edhe shumë të tjera, ku sot numri i nxënësve është shtuar dukshëm, nga 10 sa ishin në fillim, tani i kemi 24 nxënës të rregullt të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në këtë aspekt kemi pasur edhe ndihmën e Ministrisë së Diasporës, e cila na pajisi me tekste shkollore dhe material tjetër përcjellës për nevojat e shkollës.
Mësuesja, pedagoge e diplomuar znj. Florije Bajrami vullnetarisht u inkuadrua në mësimdhënie, duke qëndruar gjithmonë pranë nxënësve, edhe jashtë orarit mësimor.
Në aktivitetet e shoqatës “Kuq e Zi”, kemi pasur pjesëmarrës nga shumë shoqata nga Diaspora dhe personalitete të shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Austrisë, Kroacisë, etj.
Për punën e palodhshme të nënave dhe motrave shqiptare dhe punën vullnetare të gjertanishme të tyre, u jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj stafit të shoqatës.
Aktualisht shoqatën udhëheq kryetarja zonja Hida Musaj e cila me përkushtimin e saj ka bërë që të shtohen aktivitetet dhe numri i anëtarëve të reja, pa anashkaluar as mbretëreshat e shoqatës, zonjat ; Mihrije, Mirvete, Shemsije, Shkurte, Xufe, Hate, Nurije, Lendita, Xheve, Dona, Nifa, Sanije, dhe të gjitha gocat që janë aktive, i falënderoj nga zemra për punën atdhetare që e bëjnë krejtësisht në baza vullnetare.
Nuk u ndalem me kaq, ditë më parë në bashkëpunim me zonjën Adriana Sherifi themeluam një degë tjetër, që mbanë emrin “Unioni i Femrës Shqiptare në Diasporë” (UFSHD).
Qëllimi im dhe zonjës Adriana është, që të ndihmojmë nënat dhe motrat tona në Kosovë të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmën tonë.
Motoja jonë është ; femra shqiptare nga Diaspora ndihmon femrën shqiptare në trojet etnike. Pra, kjo është Shoqatë Humanitare Austriako-Kosovare në Partnerschaft, ku synim kemi t’i dalim zot vendlindjes sonë.
Shkrimin tim dëshiroj ta përmbyll me një thënie sa kuptimplote, po aq domethënëse; “Nëse do ngritje për vete, ndihmoje të ngritët ai që është para teje”.
Shpresa Kameraj Patterer, Kryetare- e Unionit të Femrës Shqiptare në Diasporë, Austri.