Krahasuar me vitin 2016, ulen remitancat e huaja [Infografika]

Mërgimtarët kanë dërguar 623.8 milionë euro për dhjetë (10) muajt e vitit 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, remitancat e huaja janë zvogëluar për 67 milionë euro. Këto të ardhura, më së shumti u sollën nëpërmjet agjencive për transferimin e mjeteve 298.8 milionë euro, nëpërmjet bankave 99 milionë euro dhe 222,95 milionë euro në forma tjera.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se më së shumti dërgesa gjatë vitit 2017 kanë ardhur nga Gjermani,  ku gjatë 10 majave të parë të vitit që lamë pas nga ky shtet në Kosovë përmes dërgesave kanë ardhur më shumë se 110 milionë euro.

Pas Gjermanisë shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për 10 muaj, duke lënë pas ShBA-në, Italinë dhe Austrinë. (Për detaje se nga cili shtet pranuam më së shumti remitanca, shikoni figurën e parë)

Në figurën e dytë janë paraqitur pesë shtetet prej të cilave janë pranuar më pak se 5 milionë euro gjatë vitit 2017. Kurse, 20,5 milionë euro kanë ardhur nga shtetet e tjera, bazuar gjithmonë në të dhënat e BQK-së. (Tabela 30.8.2)

Nga viti 2004 deri në vitin 2008 remitancat ishin në rritje & rrënie, përderisa pas 2008-ës deri në vitin 2011 pësuan rënie; kurse nga 2012-ta deri në 2016-ën dërgesat nga diaspora çdo vit u rritën. (Shih infografikën e fundit)

Për më shumë, shikoni inforgrafikën interaktive të përgatitur nga OJQ Germin.