Lobi Euro-Atlantik Shqiptar dega në Belgjikë, po bashkohet çdo ditë e më shumë

Me punë të palodhshme dhe angazhimin e dedgës së LEUASH në Belgjikë, u themelua edhe një nëndegë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Belgjikë.

Kjo ndodhi në qytetin e Liezhes, ku që nga 14.01.2016, pjesëtarët e komunitet shqiptar në qytetin e bukur të Belgjikës, u bashkuan rreth një kulmit organizativ të quajtur që do ta quajnë, Lobi Euro-Atlantik – Belgjikë nëndega Liezhe.

Në prezencën e përfaqësuesve të shoqatave, organizatave, ndërmarrjeve private dhe pjesëtarëve të komunitet shqiptar, platformën, statutin dhe programin e prezantoi Kryetarja e Këshillit inicues të LEUASH për Belgjikë, Fitore Sopa dhe nënkrytari Faton Gashi. Në vazhdim e prezantuan në mënyrë të përpiktë, formën se si do të bëhet bashkimi I shoqatave, klubeve, grupacioneve, federative, bashkësive, padallim regjioni , religjioni, bindje politike dhe kulturore.

Pjesëmarrësit, këtë nismë, e pritën me interes shumë të madhë, të cilët njerëzit shprehën përkrahjen të parazervë të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar. Lobi po krijon një ardhmëri te mërgata gjithë shqiptarëve në botë sikur asnjëherë më parë.

U krijuan edhe struktuar organizatave të nëndefës ku:

Kryetar i ndëndegës njëzërit u zgjodh: Orhan Azemi,

Nënkryetar: Haki Mehaj

Sekretar: Flamur Meha (student i Fakultetit Juridik në Liezhe)

Gjithashtu u themeluan edhe Komisionet me sa vijon:

Komisioni për kulturë dhe sport: Ajtene Azemi

Komisioni për komunikim me media: Orhan Azemi

Komisioni për financa dhe kontabilitet: Gazmend Bunjaku

Themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Liezhe, me një mesazh urimi e përshëndeti edhe Skederbeg Klaiqi – kryetar dhe themelues i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Përkrahje të parezervë është duke dhënë Shoqata Makoëal dhe Iliria Tongeren.

Nëndegës së LEUASH në Liezh të Belgjikës i urojmë suksese, ku vëllezërve dhe motrave shqiptare u dëshirojmë bashim sa më masovik dhe punë të mbarë.

Kryesia e degës së LEUASH, Belgjikë

Kryetare: Fitore Sopi dhe Nënkrytar: Faton Gashi

Shkrimi nga LUEASH Belgjikë

Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.