Lobi EuroAtlantik në Norvegji

Lobi EuroAtlantik Shqiptar ka për qëllim unifikiminbashkimin e shoqatave dhe individëve të njohur në një qendër të përbashkët. Qëllimi ynë është fuqizimi i punës rreth prezantimit të kulturës, integrimit dhe rritjes së cilësisë së mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Organizata Lobi Euroatlantik Shqiptar do të bashkëveprojë në të  gjitha shtetet e botës ku ndodhen shqiptarët. Degët e Lobit janë themeluar në Gjermani, Norvegji, Austri, Suedi dhe së shpejti pritet të themelohen edhe degët e tjera në Evropë e më gjeërë. Fokusi ynë është të organizojmë aktivitete në fushën e ekonomisë, punës, biznesit, kulturës, shkencës dhe në organizimin e debateve publike dhe seminarëve.

Misioni ynë është të kultivojmë vlera kulturore, të mos ndalemi së lobuari për shqipitarët anekënd botës, të veprojmë drejtë dhe sinqertë dhe të kontribuojmë në mënyrë ekonomike në zhvillimin e cilësisë në biznes. Ne jemi një bashkim i shqiptarëve në Euvropë, si një lob jopolitikë dhe jofetar.

‘’Vetëm të bashkuar jemi më të fortë’’ – kliko këtu për t’u regjistruar.