Albanian Professionals në Washington D.C (APDC)

Komuniteti shqiptar i Uashingtonit dhe i rrethinave të tij perbehet nga një bërthamë profesionistësh shqiptar qe jetojne dhe punojne ne keto zona. Ne, si Grupi i Profesionistëve, kemi për qëllim: a) bashkimin e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në kryeqytetin amerikan, b) perfaqesim dinjitoz i diaspores ne nivelet me te larta perfaqesuese ne institucionet ku anetaret tone bejne pjese.

Anetaret e APDC jane te punësuar në disa institucione shumë të rëndësishme amerikane dhe ndërkombëtare si: Grupi i Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Universitete, organizata dhe firma të mëdha konsulence duke perfshire edhe biznese te ndryshme, për të cilat kryeqyteti amerikan është i njohur. Grupi udhehiqet dhe menaxhohet ne baza probono nga Alban Pruthi, Sabri Tahiri, Bledi Çeliku dhe Flaka Ismaili. Alban Pruthi, i cili vetë punon për Grupin e Bankës Botërore thotë se të rinjve shqiptarë nuk u mungon potenciali, por ata kanë nevojë për më shumë energji dhe përkushtim që të organizohen në një mënyrë të re dhe të bashkojnë diturinë e tyre për të bërë gjëra me të cilat do të ndihmojnë veten dhe vendlindjen e tyre, Kosovën, Shqiperine dhe të gjithë rajonin.

Pervec takimeve te rregullta te komunitetit permes ‘Happy Hour’, APDC eshte aktive ne organizimin e shume aktiviteteve dhe iniciativave ne sfera te ndryshme si shenimin e pavaresise se Kosoves dhe Shqiperise, promovimin e artit, kultures, literatures, te arriturave, mundesive turistike, biznesit dhe interesave shqiptare. Poashtu, APDC merr pjese ne aktivitetet me qellim bamiresie, vullnetare, etj.

Për më shumë hollësi për grupin tonë, ju lutem shtypni në këtë link.