Piloti shqiptar zë vendin e dytë në Formula 3 të Austrisë

Gara e dytë e sezonit në Formula 3 ka përfunduar, e cila  po zhvillohej në Spielberg të Austrisë.

Për shkak të shiut që ka rënë në Austri është ndërprerë gara në gjysmë dhe fituesit janë konfirmuar sipas renditjes në shteg ku kanë qenë.

Lirim Zendeli, piloti i vetëm shqiptarë, garën e ka filluar nga pozita e gjashtë dhe ka arritur ta përfundojë i dyti, që është podiumi i parë për të në Formula 3.

Në disa raste Zendeli tentoi të parakalojë edhe Vestin që ishte i pari, por kushtet e vështira nuk lejuan një manovrim të lehtë.

Kështu Lirim Zendeli përfundoi garën në pozitën e dytë, pas Vestit, ndërsa pas tij ishin kolegët e të njëjtit ekip italian “Tridnet” nga Milano, Beckmann dhe Caldwell.

Burimi: Këtu