Fondacioni Global për Shqiptarët – si mund të përfitojnë organizatat në Ballkanin Perëndimor

Në muajin gusht të vitit 2015, Shoqata Shqiptaro-­Amerikane (MAASBESA) dhe Organizata e Grave Shqiptaro­-Amerikane – Motrat Qiriazi (AAWO) kanë krijuar një partneritet, duke themeluar Fondacionin Global të Shqiptarëve (Global Albanians Foundation (GAF)). GAF mbështet organizatat jo­qeveritare dhe jo­fitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi nga shqiptarët e diasporës dhe të tjerët.

Ne kemi bindjen e plotë se sektori jo­fitimprurës në këto vende luan një rol themelor në fuqizimin dhe avancimin e zhvillimit qytetar, ekonomik dhe shoqëror. Kjo është sidomos e rëndësishme duke marrë parasysh që në kohën e tanishme, organizatat jo­qeveritare në Evropën Juglindore po marrin gjithnjë e më pak mbështetje nga donatorët ndërkombëtar, ndërkohë që vendet e këtij rajoni vazhdojnë të zhvillohen.

Si rezultat, mbështetja nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të jetë një forcë e madhe për të përmbushur dhe përballuar nevojat e organizatave jo­qeveritare dhe jo­fitimprurëse që shërbejnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Gjatë vitit 2015,  ne kemi dhuruar grante të vogla në shumat 1,000 dollarë amerikan për 17 organizata jo­qeveritare në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë të dhëna për GAF, ju lutem klikoni në këtë link.