Shqipëria nderon me “Shqiponja të Arta“ kontribuesit e diasporës

Për nëntë (9) ditë, Shqipëria, organizoi aktivitet për Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare. Filloi më 12 nëntori dhe u përmbyll me ceremonin Gala mbrëmje e quajtur mbrëmja Shqiponja e Artë. Në natën e fundit të Samitit, në Pallatin e Kongreseve në Shqipëri, përvec këngëve dhe valleve, u ndanë edhe 15 Shqiponja të Arta për grupe dhe individë që kontribuojnë në përmismin e imazhit shqiptar nëpër botë.

‘’Shqiponja e Artë që u ndanë gjatë këtij samiti, për herë të parë, qëllimisht nuk iu kushtua yjeve shqiptare të artit, të kulturës apo të shkencës, që bashkë me duartrokitjet, vlerësimet, respektin botëror e kanë marrë të gjithë këto vite edhe shprehjen e vazhdueshme të mirënjohjes tonë. Shqiponjat e këtij edicioni të parë të Samitit të Diasporës janë simboli i mirënjohjes për grupe dhe individë më pak të njohur (për publikun), por jo nga kontributi ’’, tha Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama

Për rrjetëzimin e Diasporës Shqiptare, Shqipëria nderoi organizatën tonë me një  Shqiponjë Artë. Në emër të Germin, çmimin e pranoi Liza Gashi, drejtoreshë e programeve, ndërsa çmimin e ndau Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati.

Jam shumë i lumtur që këtë çmim po e ndaj për një organizatë e cila është duke punuar intenzivisht në rrjetëzimin e diasporës. E kjo organizatë është Germin’’, shtoi Ministri Murati.

Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati duke e dhuruar çmimin për Germin

Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati duke e dhuruar çmimin për Germin

Ndërsa për Gashin, cmimi i dedikohet të gjithë atyre që punojnë pa u ndalur  dhe që  jetojnë në 16 vende të botës që vazhdimisht kanë mbështetur inciativat e ndërrmara nga Germin. Vlen të theksohet puna e madhe që është bërë me platformën KosovoDiaspora.org” .

Liza Gashi duke e pranuar çmimin ”Shqiponja e Artë”.

Liza Gashi duke e pranuar çmimin ”Shqiponja e Artë”.

Ndërsa laureatët e tjerë të mbremjes ishin:

Investime në Atdhe –  ”Gazmend Toska”.

Rolin e Gruas në Diasporë – Programi “Shpresa” si dhe organizata e grave “Motrat Qiriazi”.

Diaspora dhe Roli i saj në jetën Politike – ‘’Mark Gjonaj’’.

Kontributin e Shquar në Pavarësinë e Kosovës – “Batalionin e Atlantikut”, Uran Rexhepin.

Zërin e Komunitetit në Diasporë -’’Keti Biçoku’’.

Mësimi i Gjuhës Shqipe – ‘’Aurela Konduri’’.

Diaspora dhe Zëri i saj në Skenën Politike – Familjen Rusi dhe Mario Brunettin.

Zëri i Komunitetit në Diasporë – ‘’Albinfo’’ në Zvicër.

Rrjetëzimi në Diasporë – ‘’Unionin Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë’’.

Kontributi në Pavarësimin e Kosovës‘’Bruno Selimaj’’

Diaspora dhe Zëri i Saj në Skenën Politike -’’Rukije Kondaj’’

Rrjetëzimi i Diasporës  – Instituti “Alb Shkenca”. 

img_0523

img_0559-1

Fotografitë: Fatbardha Gashi