Siguria, mbrojtja e Kosovës dhe Diaspora

Shkruan: Migjen Kajtazi 

Jam me pushime për disa ditë në Champex Lac, një vendi i përkdhelur nga natyra me bjeshkët e mbuluara me pisha të gjata, me një liqen që shpesh dimrit ngrihet e që bën që shumë tursitë të përfitojnë e të ndjejnë kënaqësinë të ecin mbi të. Sot pata fatin të eci mbi liqen e ngrirë dhe të ndjejë zhurmën që liqeni i ngrirë shpërndante. Në ketë ndjenjë të përcjellur edhe me frikë ashtu m’u kujtua shprehja që « Lumi flenë kurse armiku nuk flenë ». Buzagazë, vazhdova rrugën duke u zhytur në thellësin e bjeshkëve dhe në reflektimin e borës isha i kënaqur që kisha ecur pa ndier hapat e mijë po thuajse një orë dhe vendosa të kthehem e të pijë një kafe në resturantin që më pihet kafeja më së shumti. Në fakt prej shumë resturanteve që gjenden në Champex nuk e di pse po restauranti që e ka emrin Gentiana është restaurant që më tërheq më së shumti të pijë kafe !!!

Para se të shkojë në pushime, i kisha dhënë vetit detyrë që të mos të lexojë gazetat në internet, që të jem i shkëputur së paku disa ditë nga informatat e shumta. Për shembull, si kriter për sigurinë e cilësisë të qytetarit zviceran ndër tjera është edhe ndriqimi sa më i mirë i lagjeve dhe parqeve të qyteteve, e ky kriter dihet që nuk mundet të futet në Kosovë se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë reduktime të elektrisitetit.

Rezistova dy ditë pa lexim në internet, po ja që sot forca e informatës ishte më e fortë se unë dhe sapo u ula në kafe, ende pa porositur fillova të shikojë faqet e ndryshme të gazetave në gjuhën frenge dhe shqipe. Dhe dihet që forcë tërheqëse kanë gazetatat në Kosovë që prijnë me lajme që nuk mundem t’i anashkalojë. Ajo që bije në sy sapo konsultojë këto informata është lajme nga kronika e zezë për fatkeqësitë e komunikacionit që kanë marrur prapë jetë. Më nuk flitet për raste të izoluara po kemi të bëjmë me fenomen që shoqëria shqiptare është duke përballur dhe thirrjet e ndryshme nuk po japin rezultat që të shpëtohen jetë. Kur kemi të bëjm me sigurinë e qytetarit nuk kemi nevojë të marrim kritere dhe parametrat zviceran, po mundemi të marrim shembull nga « teoria e dritarës të thyer – Broken Windows » që bazohet që një dritare e thyer nëse nuk zevendsohet shpejtë, edhe dritaret tjera të pathyera do të thyhen, si thirrje për tolerancë zero. Kriteret që sherbejnë për të matur sigurinë e qytetarit zviceran për momentin as nuk bëhet fjalë të përdoren në Kosovë. Fatëkeqesisht…

Po kur marrim gjithë numrin e viktimave të fatkeqësive të komunikacionit, ajo që duhet të bëhet sa më shpejtë për të shpëtuar jetë, organet gjegjëse dhe e gjithë shoqëria në Kosovë duhet të kordinohen për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme së paku për një periudhë kohore të caktuar.

Pa harruar fenomenin e aksidenteve të komunikacionit lexojë lajmin që Presidenti serb ishte viktimizuar edhe një herë për faktin që Zv.Presidenti i Parlamentit Evropian bën homazhe te varri i Adem Jasharit, si formë për të treguar që politika e tij është vazhdim i politikës të Miloshevicit. Pa e mbaruar fare deklaratën e Vucicit m’u kujtua shkrimi i Andrea Nativi, redaktor i revistës italiane të mbrojtjesë RID që kishte botuar një shkrim për pranin e forcave serbe në Kosovë në Gazetën « Golias » në vitin 1999 faqe 42-46. Sipas Zotëri Nativi forcat serbe të pranishme në Kosovë gjatë kësaj periudhe kishin: forca speciale të policisë 10’000 persona, forca anti-terrorriste 1000 persona, forca ushtarake 40’000 persona dhe pa përmendur forca paraushtarake të përbëra nga serbët vendas mbi 30’000 persona. Këto forca ishin radhitur në formë të patkuajt dhe nëse shofim tani këto forca janë ende të radhitura në formë të patkuajtë të madh dhe të gjerë në tër ë vijën kufitare me Kosovën.

Informatat për luftën e Kosovës ishin si përgatitje për mua për vizitën në mbrëmje që bëra në Bunkerin e artilerisë në Champex. Bunker me potencial të strehimit të 300 ushtarëve, me kapacitet të zjarrit të shumë topave të kalibërve të ndryshëm. Ndërtimi i këtij bunkeri filloi në vitin 1943 si përgatitje për mbrojtjen gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte aktiv deri në vitin 1994, kur u konsiderua që me rënjen e murit të Berlinit qasja për politikën mbrojtëse të Zvicrës kishte ndryshuar. Zvicra ishte në situat të ketë pregaditje të tillë mbrojtëse që të ndertojë anë e mbanë territorit të sajë strhimore e bunker me karakter luftarak se kishte dekada që nuk ishte e ekspozuar drejtpërdrejtë luftës. Me vizitën time në këtë bunkëer nuk munda të mos kujtoj pjesëmarrjen e diasporës në luftën për Kosovë. Diaspora shqiptare me dashuri për Kosovën, që kishte shijuar lirinë e vendeve pritës ku referencat për funksionimit të shtete demokratike ishin pikë referim për Kosovën.

Kosova, e tëra e marrur pengë nga forca të shumta serbe nuk e frikësuan Familjen JASHARI që u bë simbol i luftës dhe lirisë të Kosovës. Familja JASHARI, simbol i forcës të shqiptarëve që lufta për Liri ishte më e fortë se gjithë armatimi dhe prania e madhe e ushtarakëve dhe paramilitarëve të veshur me petka e me nofka të kafshëve të ndryshme.

Vizitoj depon e armëve, dhomën e ushtarëve, pikat e zjarrit, komanden e bunkerit, njësitë e komunikimit, të ushqimit, të energjisë, etj. Dhe ky konfigurim të funksionimit të bunkerit më japë vizionin e Ushtrisë të Kosovë që në misionin dhe radhitjen e vetë do ketë vendë për pjesëtarët e Diasporës si pjesë e pandarë e Kosovës.

Shoh se vizitorët zviceran me shumë kurreshtje dhe me krenari përcillnin ciceronin e bunkerit e kjo krenari e vizitorëve më bëri të mendojë duke dalur nga bunkeri që sa më shumë të forcohet siguria e qytetarëve të Kosovës aq më shumë do forcohet mbrojtja e Kosovës.

Migjen Kajtazi është përgjegjës kantonal pranë zyrës të integrimit te departametit të ekonomisë në katonin e Vaud-it. Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autori janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.