Vota e Diasporës, më e vështirë se që duket!

Diaspora shqiptare po përjashtohet nga votimi! Kështu kanë deklaruar të intervistuarit nga Germin në lidhje se çfarë ndikimi kanë procedurat për votim jashtë vendit.

DiasporaFlet:  Mënyra e regjistrimit për të votuar nga jashtë dhe e gjithë procedura, a mendoni se po e përjashton diasporën nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 qershorit?

Qëndresa Krasniqi nga Kosta Rika ka deklaruar kështu: Procesi i votimit në anën tjetër, duket se po i përjashton shumë, e në veçanti diasporën si unë, që jetojë në Kosta Rika dhe më duhet ta dërgojë fletëvotimin me postë.

Mendim të njëjtë ka edhe Bled Maliqi nga Norvegjia dhe Fatmir Osmani nga Austria.


Sipas Maliqit, duke u bazuar nga këndvështrimin i tij, organizimi për të votuar në zgjedhjet 2017 nga Norvegjia ka ardhur nga nëndega e Lëvizjes Vetëvendosje në Norvegji, që sipas tij do të ishte më mirë nëse këto lloj organizime bëhen nga vet institucionet e vendit.

“Duke e marrë këtë shembull, kuptohet që kemi pasur nevojë për ndihmë në regjistrim për të votuar. Kjo ndihmë do ishte e mirë nëse do të vinte nga institucionet e vendit, e jo nga partitë politike” – është shprehur ai.

Fatmir Osmani ka ngritur një çështje për fëmijët e lindur në vendet e ndryshme të botës, ku një shumicë e madhe nuk kanë të drejtë vote në Kosovë.

“Një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë shtetësi të vendeve ku jetojnë, shumë shtete nuk e lejojnë votimin në dy shtete. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë iniciativë deri më tani që të kapërcehet kjo pengesë, përkundrazi, fëmijët tanë që kanë lindur këtu në Austri, me shtetësi austriake dhe kanë moshën mbi 18 vjeçare nuk kanë kurrfarë të drejta ligjore në Kosovë. Ne po japim krejt çka kemi që fëmijët tanë të mosasimilohen në shtetet e dyta, ndërsa shteti ynë atyre ju thotë qe nuk janë shqiptarë, se nuk kanë asnjë të drejtë” – ka deklaruari Osmani.

Në anën tjetër, sipas Endrit Fejzullahut nga ShBA-ja, mënyrat e votimit nuk po e përjashtojnë domosdoshmërisht, por, procedurat sipas tij, duhet të jenë shumë më të thjeshta.

Në këtë vegëz mund ta gjeni shkrimin e parë “Sa më pak mërgimtarë që votojnë, aq më lehtë ndahet pushteti në Kosovë” dhe këtu mund t’i mendimet e të intervistuarve nëse diaspora duhet t’i bojkotojë zgjedhjet.