BONEVET – Kampi Veror për të gjithë fëmijët nga Diaspora dhe Kosova

Kampi Veror – BONEVET në Gjakovë dhe Prishtinë është një lloj i veçantë i komunitetit ku fëmijët vijnë së bashku për t’u argëtuar dhe eksploruar interesat e tyre.

Brenda ambientit të kampit, fëmijët krijojnë një ndjenjë të pavarësisë, përderisa provojnë aventura të reja në baza ditore.

Kampi Veror ofron një mjedis të sigurt ku fëmijët fitojnë vetëbesim teksa mësojnë aftësi të shëndosha emocionale dhe sociale si komunikimi dhe aftësia për të zgjidhur probleme.

Kampi Veror në BONEVET do të implementohet gjatë periudhës Korrik – Gusht, duke zhviluar kështu gjithsej 5 kampe.

Edhe kësaj radhe Kampi Veror 2018 në BONEVET mirëpret të gjithë fëmijët që gjatë verës vizitojnë Kosovën dhe dëshirojnë të inkuadrohen në aktivitete kulturore-eduakative dhe të mbushin ditët e tyre me plot lojëra dhe festë.

Përmes aktiviteteve, formave, ngjyrave dhe hapësirës tonë, qëllimi i kampit Veror 2018 ka nxitjen e kuriozitetit te secili fëmijë.

Leoni – Kampist nga Gjermania, pjesë e Kampit Veror 2017, ka krijuar shoqërinë dhe lojërat më të mira

Me programin e Kampit Veror synojmë të arrijmë:

– Socializimin mes fëmijëve me fokus të veçantë krijimin e shoqërisë në mes fëmijëve nga Diaspora dhe fëmijëve që jetojnë në Kosovë.

– Zhvillim i mendimit kritik përmes aktiviteteve të cilat i stimulojnë fëmijët të jenë më kurioz dhe të zhvillojnë debate me njeri tjetrin.

– Vlerësim dhe respekt për botën dhe kulturat e ndryshme që n’a rrethojnë.

– Njohje më e thellë për komunitetin.

– Aftësi rreth krijimit të projekteve me kombinim të materialeve të ndryshme si dru, letër, tekstil, plastik.

BËHU PJESË E KAMPIT

Gjatë 5 ditëve do të njihesh me shumë bashkëmoshatarë që vijnë prej vendeve të ndryshme nga Kosova e Diaspora, e bashkë do të luani, festoni e shoqëroheni. Shijoje verën dhe lejo që ky kamp të mbush kapituj plot me kujtime të bukura dhe miq të përjetshëm.

Aplikimi për Kampin Veror në BONEVET Gjakova dhe Prishtina është i hapur në webfaqen:

www.kampiveror.bonevet.education