DiasporaFlet n’Köln

Germin ka organizuar takimin DiasporaFlet n’Köln. Gjatë këtij takimi u diskutua për të drejtat sociale dhe politike të diasporës siç janë: Përfaqësimi i diasporës në Kuvendin e Kosovës, Përfshirja në çështjet specifike të diasporës në komisionet e Kuvendit tëKosovës; Sigurimi i fushatave të duhura informuese për shërbime publike në lidhje me diasporën, veçanërisht gjatë muajve të verës dhe festave; Lehtësimi i procedurave për dokumentet zyrtare mbi gjendjen civile dhe tema të tjera lidhur me këto te drejta.

Germin i falënderon përzemërsisht të gjithë shqiptarët që gjetën kohë të na bashkohen në këtë takim rreth dialogut të strukturuar për të drejtat e diasporës, prezentimit të Projektligjit të Diasporës nga Ministria e Diasporës dhe prenzentimit të Returning Experts Albania & Kosovo nga CIM/GIZ.