Orari i konsultimeve publike të Projektligjit për Diasporën [Zvicër]
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i njofton bashkatdhetarët se kanë filluar konsultimet publike për Projektligjin e Diasporës. Pjesë e këtyre konsultimeve do të jenë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Më poshtë ju njoftojmë për orarin e takimeve në Zvicër:
Data: 12.10.2018 (dita e parë)
Koha: 17:00.
Vendi: Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjenevë (Rue de Lausanne 63, 1202 Geneve, kati i 3-të)
Data: 13.10.2018 (dita e dytë)
Koha: 14:00
Vendi: Ambasada e Kosovës në Bernë (Zahringerstrasse 25, 3012 Bern)
Data: 14.10.2018 (dita e tretë)
Koha: 14:00
Vendi: Konsullata e Kosovës në Cyrih (Eugen-Huberstr, 19a)