Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës

Organizata jo-qeveritare Germin organizon tryezën e rrumbullakët “Diaspora kërkon rol në të ardhmen e Kosovës, më 11 dhjetor 2017 (e hënë), duke filluar nga ora 10:30 në hapësirat e Hotel Sirius, salla Casiopea, kati II. 

Gjatë kësaj tryezë do të diskutohet mbi rolit e diasporës, sfidat dhe mundësitë për angazhimin e diasporës në politikbërje, si dhe prezentohen rezultatet preliminare të të gjeturave nga hulumtimi me bashkatdhatarët në Gjermani, në kuadër të nismës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës. Germin do të prezentojë kërkesat e parashtruara dhe rekomandimet e dhëna nga diaspora gjermano-shqiptare për të drejtat sociale dhe politike të tyre të identifikuara nga diskutimet në grupet e fokusit dhe ngjarjet DiasporaFlet, të mbajtuara në Düsseldorf, Köln, Frankfurt dhe Stuttgart.

Ju mirëpresim!