DiasporaFlet n’New York

Më 20 maj 2017, Germin organizon ngjarjen DiasporaFlet n’New York, e cila ka për qëllim takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan, për të diskutuar rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.

***
Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur që të arrijnë potencialin e plotë, organizata Germin ka filluar nismën për Dialogun e Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD).

Për të mësuar më shumë rreth nismës DSDD, ju ftojmë në një koktej rasti ku do të kemi edhe një mikrofon të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e Germin-it do të flasin shkurt për qëllimin e nismës DSDD, platformënDiasporaFlet.org dhe si ju mund të bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa organizatave, individëve dhe bizneseve shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në New York dhe do të flasim për potencialin e mërgatës tonë.

Ky organizim bëhet në bashkëpunim me fotografin e mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha.

Ju mirëpresim, të shtunën, më 20 maj nga ora 19:30 në Studion e Fadil Berishës.

Vendi: Fadil Berisha Studio,

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose në Facebook.

Shihemi së shpejti.

—–
On May 20, 2017 Germin organizes the event DiasporaFlet in New York, which aims to meet the Albanian-American community to discuss about Diaspora social and political rights.

Diaspora is key contributor to the economy of the country, its social and political development. In order to recognize its contribution and encouraging them to reach its potential, Germin NGO has begun the Structured Dialogue for Diaspora Rights initiative (SDDR).

To learn more about the SDDR initiative, Germin invites you to a cocktail with an Open Mic to get familiar and discuss about cooperation opportunities. In this event, Germin representatives will speak shortly on the aim of SDDR initiative, DiasporaFlet.org platform, and how you can become its integral part. In addition, the mission and work of some Albanian organizations, individuals, and businesses in the United States, New York respectively will be presented, and we will talk about the potential of our Diaspora.

This event is organized in cooperation with the well-known Albanian photographer, Fadil Berisha.

We welcome you on Saturday, May 20, from 19:30 at Fadil Berisha Studio.

Venue: Fadil Berisha Studio, 91 East 4th corner of 2nd Ave, 6th floor

If you have any question, don’t hesitate to contact us via email [email protected] or Facebook.

See you soon.
***