Periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës 15- 22 maj 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar nga 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.

Gjatë kësaj periudhe, keni mundësi të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.

Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë.

1)Formulari për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës: http://bit.ly/2pZ6zUv
2)Formulari për për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi: http://bit.ly/2pZhjCx #VotaeDiasporës2017