DiasporaFlet n’Suharekë

Organizata Germin ka kënaqësinë t’ju ftojë që të merrni pjesë në edicionin e parë të diskutimeve DisaporaFlet, që do të mbahet më datën 5 korrik, duke filluar nga ora 18:00 në Fellbach Haus, Qendrën Rinore të Suharekës.
Për të ndarë me ne përvojën e tyre dhe për të diskutar rreth pëfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, folësit e takimit janë:Ganimet Bajraktari nga Austria dhe Orhidea Rama nga Kamboxhia. Ganimetja dhe Orhidea do të ndajnë me ne rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherit, pikë kyqe e takimit do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjellë.

Ky bashkëbisedim do të moderohet nga Lirije Palushi, studente e nivelit master në Integrime Evropiane dhe Administratë Publike, ndërsa editoriali do të shkruhet nga Brahim Thaqi, kryeredaktor në TherandaPost.

Jeni të mirëseardhur në DiasporaFlet n’Suharekë!

Për më shumë informata: https://www.facebook.com/GerminKS/?fref=ts