Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) e Republikës së Kosovës, organizojnë seminarin XIV për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Duke u mbështetur në kalendarët shkollorë të shteteve të ndryshme dhe për të mundësuar pjesëmarrje të gjerë të mësuesve të diasporës, seminari i këtij viti do t’i zhvillojë punimet në datat 31 korrik – 03 gusht 2018, në qytetin e Tiranës.