Simpozium shkencor me temën “Skenderbeu, Miti Kombëtar”

Shoqata “Nënë Tereza” dhe  shkolla “Faik Konica” Namur, me drejtor z. Arian Bajraktari, ka marrë përsipër të organizojë me rastin e vitit të “Skenderbeut”, heroit tonë kombëtar, një simpozium shkencor me temën “ Skenderbeu, miti kombëtar, roli i tij në mbrojtjen e tokave të Arbërit dhe Evropës”.

Sigurisht, në këtë projekt madhor për vlerësimin e figurës së heroit tonë kombëtar, do na nderojnë me bashkëpunimin e tyre, Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, të cilat përfitoj nga rasti ti falenderoj përzemërsisht. Historianë, albanologë dhe profesorë të shquar, shqiptarë dhe të huaj do të ligjërojnë me temat e tyre në simpozium, duke nxjerrë në pah trimërinë, zgjuarsinë, besnikërinë e popullit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar. Dua të ndaj me ju gëzimin se në simpozium, do ketë dhe materiale që publikohen për herë të parë në publik, k’jo në sajë të kërkimeve disa vjeçare të historianëve tanë të nderuar, që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në këtë event historik,të dimensioneve të mëdha. Simpoziumi do të ketë dhe një gërshetim dhe me vlerat tona kombëtare, me një manifestim artistik nga artistë tanë të njohur.

Duke marrë parasysh që hyrja bëhet vetëm me ftesa, dhe vendet janë të limituara, ju ftoj të dashur bashkëatdhetarë, të manifestoheni në numrat e telefonit të Adnan Rexhepi 0483405365, ose të Arian Bajraktari 0496881455, për të siguruar pjesëmarrjen. Pas simpoziumit, do ketë dhe një koktej me prodhime shqiptare të ofruar nga Shoqata “Nënë Tereza” Namur, dhe ambasada e Republikës së Shqipërise dhe ajo e Republikës së Kosovës. Mendoj se është në nderin e çdo shqiptari në diasporë, dhe më konkretisht në Provincën e Namurit, të ndjehet krenar me lartësimin e vlerave tona kombëtare dhe rolin e luajtur nga paraardhësit tanë, në fatet e gjithë Evropës të sotme. Ndaj ju ftoj të gjithëve të nderuar bashkëkombas, të bashkëpunoni dhe të merrni pjesë në këtë event madhor, të paorganizuar kurrë më parë. Adresa e zhvillimit të simpoziumit do jetë: Më datën 29/09/2018 ora 17h,Avenue Vauban 28, Namur 5000 (bord de la Citadelle). Hyrja është falas. Të gjithë së bashku për një komunitet të fortë Shqiptar! Me respekt: Adnan Rexhepi.