Universiteti i Popullit Shqiptar hap ekspozitën ”BESA”

Me 31 janar deri më 25 mars Universiteti i Popullit Shqiptar organizon mbaitjen e tri ekspozitave fotografike me titull”Besa”,të cilat paraqesin portrete të përbashkëta heroike,individuale të guximta që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot në Gjenevë.

Kjo ekspozitë fillon me një koncert që mbahet me datën 25 janar 2017 nnga ora 20:30 ku në do të performojë  muzikantja shqiptaro-zvicërane Elina Duni. Elina do t’i këndojë fenomenit të migrimmit me muzikë xhez.
Duke vazhduar me hapjen e ekspozitës së fotografit Norman H.Gershman, që do të jetë e ndarë në dy pjesë. Ekspozita fillon më 31 janar 2017 nga ora 12:000.

1) “Besa, historia shqiptare”,mbrojtja e  hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; dhe
2)” Unë jam mbrojtësi juaj”, prezantimi i etnive dhe feve të cilët kanë vepruar për të ndihmuar ose shpëtuar të tjerët.
Për më shumë informata këtu e keni linkun në gjuhën frënge:http://www.saintgervais.ch/programme/detail/se-souvenir-pour-reinventer-l-avenir