Zgjedhjet në Kosovë dhe pjesëmarrja e diasporës

Ju ftojmë ta përcjellni bashkëbisedimin virtual me temën “Zgjedhjet në Kosovë dhe pjesëmarrja e diasporës.” Gjatë këtij takimi, panelistët do të diskutojnë rreth rëndësisë, mundësive dhe sfidave për votimin jashtë vendit. Po ashtu, do të diskutojmë rreth metodave për votim dhe procedurave të aplikimit për votuesit nga jashtë.

Cilat janë sfidat dhe mundësitë e votimit nga jashtë? Sa janë të informuar pjesëtarët e diasporës rreth procedurave të votimit jashtë vendit. Për çfarë arsye kemi kaq pak votues nga diaspora – çka mund të përmisohet në këtë drejtim.

Panelistët e takimit:

Ministri i Diasporës, z. Valon Murati;
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Faton Topalli;
Politikane në Zvicër, znj. Adelina Muhaxheri;
Kryeradaktor i revistës Illyria Press, z. Ruben Abxhiku;
Hulumtuese, znj. Xhevaire Jusufi, Gjermani;
Përfaqësues nga KQZ.

Moderator: Jetmir Bakija, Koordinator i Bordit Këshillues të Germin-it, Prishtinë, Kosovë.

Ju ftojmë të na bashkëngjiteni të enjten në ora 18:00PM (GMT+1) live në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=nM16JWGrr3g

***
Iniciativa Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) Democratic Society Promotion – DSP– i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Kosovar Civil Society Foundation – KCSF.