Fondacioni Global për Shqiptarët – si mund të përfitojnë organizatat në Ballkanin Perëndimor
Në muajin gusht të vitit 2015, Shoqata Shqiptaro-Amerikane (MAASBESA) dhe Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane – Motrat Qiriazi (AAWO) kanë krijuar një partneritet, duke themeluar Fondacionin Global të Shqiptarëve (Global Albanians Foundation (GAF)). GAF mbështet organizatat joqeveritare dhe jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi nga shqiptarët e diasporës dhe të tjerët.
Ne kemi bindjen e plotë se sektori jofitimprurës në këto vende luan një rol themelor në fuqizimin dhe avancimin e zhvillimit qytetar, ekonomik dhe shoqëror. Kjo është sidomos e rëndësishme duke marrë parasysh që në kohën e tanishme, organizatat joqeveritare në Evropën Juglindore po marrin gjithnjë e më pak mbështetje nga donatorët ndërkombëtar, ndërkohë që vendet e këtij rajoni vazhdojnë të zhvillohen.
Si rezultat, mbështetja nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të jetë një forcë e madhe për të përmbushur dhe përballuar nevojat e organizatave joqeveritare dhe jofitimprurëse që shërbejnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Gjatë vitit 2015, ne kemi dhuruar grante të vogla në shumat 1,000 dollarë amerikan për 17 organizata joqeveritare në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë të dhëna për GAF, ju lutem klikoni në këtë link.