Projekt Strategjia për Diasporën dhe Plani i Veprimit në konsultime me publikun

Nga data 21 nëntor 2018 Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka filluar  konsultimet pubilke për Draft Strategjinë për Diasporën 2019-2023 si dhe Planin e Veprimit 2019-2021.

Projekt-Strategjia për Diasporën 2019-2023 ka për qëllim “të krijojë politika të qëndrueshme afatmesme, përmes të cilave institucionet shtetërore obligohen ta avancojnë dhe ta fuqizojnë organizimin e strukturuar të diasporës, duke përkrahur institucionalizimin e tyre, përfaqësimin e interesave të diasporës dhe veprimtarinë e saj në të gjitha sferat. Aktualisht projekt-strategjia është në konsultime me publikun, dhe tani është koha që zëri juaj të dëgjohet.

Me miratimin e Strategjisë për Diasporën 2019-2023, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të lehtësuar dialogun e dyanshëm ndërmjet institucioneve publike dhe pjesëtarëve të diasporës. Prandaj, për t’i arritur këto synime, ky dokument strategjik përmban tri objektiva strategjike dhe 18 nwnobjektiva specifike, të cilat synojnë të realizohen në periudhën pesëvjeçare.

Që këto dokumente të jenë sa më përmbajtësore dhe zëri i diasporës të jetë i përfshirë në to, Germin përmes nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave  ka realizuar takime fizike dhe virtuale me  qëllim të përfshirjes së bashkatdhetarëve gjatë hartimit të politikave që prekin të drejtat e tyre në vendin origjinës

Përmes katër takimeve virtuale, ku Germin përdori Google Hangout si sallon diskutimi, u trajtuan temat për të drejtat politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Vegëzat për këto takime mund t’i gjeni mëposhtë:

  1. Identiteti kombëtarë në Diasporë: Sfidat dhe Përgjegjësitë;
  2. Diaspora e gatshme të kontribuojë në vendin e origjinës;
  3. Shteti i Kosovës nuk ka ofruar politika dhe programe për angazhimin e Diasporës;
  4. Diaspora kërkon favorizime edhe për investimet e vogla.

Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave ishte punëtoria e rradhës që Germin organizoi me pjesëtarët e Diasporës në fillim të muajit tetor (5-7 tetor 2018), në Prishtinë.  Gjatë këtyre tre ditëve të kësaj punëtorie u punua drejtëpërdrejtë në Strategjinë për Diasporën (2019-2023) dhe Projektligjin e Diasporës duke dhënë komentet dhe rekomandimet nga perspektiva e tyre. Më shumë informacione rreth kësaj punëtorie mund t’i gjeni KËTU.

Germin në Diasporë

Gjatë muajit tetor në kuadër të këtij projekti organizata Germin ka realizuar tre takime konsultuese me anëtarët e diasporës në  Mynih, Cyrih dhe Graz. Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi dhe pranimi i rekomandimeve direkt nga anëtarët e diasporës në dy dokumente shumë të rëndësishme për këta anëtar siç janë Strategjia për Diasporën (2019-2023) dhe Projektligji.  

Më shumë të dhëna për mbarvajtjen e këtyre takimeve mund të gjeni në vegëzat mëposht.

  1. Mynih: Kërkesat dhe shqetësimet e komunitetit për Projektligjin dhe Strategjinë e Diasporës;
  2. Cyrih: Angazhimi i Disporës për Zhvillimin e Politikave;
  3. Graz:Bashkëbisedim me pjesëtarët e Diasporës për Projektligjin dhe Strategjinë për Diasporën.

Pas gjitha këtyre takimeve, Germin ka bërë përmbledhjen e gjitha rekomandimeve dhe sugjerimeve të dalura nga pjesëtarët e  diasporës në form të një raporti dhe i ka adresuar tek Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, me shpresë që kjo ministri do i merr për bazë.

Andaj, Germin ju bën thirrje të gjithë pjesëtarëve të diasporës të cilët nuk kanë pasur mundësinë të japin rekomandimet e tyre dhe të jenë prezent në këto takime të dërgojnë komentet, rekomandimet dhe sugjerimet për projekt-strategjinë e diasporës në këtë link: http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php deri më 11 dhjetor 2018.